Thursday, April 28, 2011

Mourinho: Nuk më jetohet në këtë botë

Trajneri i Real Madridit ishte jashtëzakonisht i zhgënjyer pas eliminimit të hershëm nga Liga e Kampionëve, që në ndeshjen e parë pas disfatës prej 2-0 të pësuar nga Lionel Messi në Santiago Bernabeu, duke thënë se atij më nuk i jetohet në këtë botë.
“Ne po flasim për një ekip fantastik, për Barcelonën – askush nuk mund t’i ndryshojë fjalët e mia, por nuk e kuptoj se si në një ndeshje të tillë, aq të baraspeshuar, ai njeri (gjyqtari) mund ta bëjë këtë. Gjyqtarët në futboll janë për të siguruar cilësi për të gjithë”.
Jose Mourinho, Foto: Getty Images“Po, ne jemi të eliminuar. Shpeshherë ndjej se nuk më jetohet në këtë botë, në botën tonë. Ne duhet të shkojmë në Barcelonë me krenarinë tonë, pa Pepen që nuk bëri asgjë, pa Ramosin që nuk bëri asgjë dhe me një trajner që nuk mund të ulet në pankinë”, deklaroi Mourinho pas ndeshjes.

No comments:

Post a Comment