Wednesday, April 27, 2011

Barcelona, Iniesta do të mungojë

Barcelona, Iniesta do të mungojë
Andres Iniesta, mesfushori i Barcelonës, nuk do të luajë sot në gjysmëfinalen e parë Real Madrid-Barcelona, e vlefshme për Ligën e Kampioneve.
Pep Guardiola, trajneri i Barcelonës e konfirmoi lajmin në konferencën për shtyp që dha dje: “Iniesta do të mungojë 100%. Shpresojmë të jetë gati për ndeshjen e kthimit.”

Mendohet se zëvendësuesi i tij do të jetë Seydou Keita.

Gjithashtu, Guardiola ka vështirësi edhe në formimin e mbrojtjes pas dëmtimeve të Abidal, Adriano dhe Maxwell. Kapiteni Puyol mund të luajë në të majtë, ndërsa Mascherano në qendër së bashku me Pique.

Në sulm do të luajnë Messi-Pedro-Villa. Jeffren do të jetë tealternativa e vetme në stol.rnativa e vetme në stol.

No comments:

Post a Comment