Monday, May 2, 2011

UEFA hedh poshtë ankesën e Realit

UEFA e ka refuzuar ankesën e Real Madridit ndaj “sjelljes jo të mirë të lojtarëve të Barcelonës” në takimin e parë gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve në Santiago Bernabeu.
Mediat spanjolle kanë njoftuar se komiteti disiplinor i UEFA-së është takuar të hënën, ndërsa e ka hedhur poshtë ankesën e Realit.
Los Blancos u ankuan për sjelljet e lojtarëve, si Dani Alves, Sergio Busquets, Pedro, Jose Pinto, Seydou Keita dhe Victor Valdes, të cilët, sipas ekipit madrilen, kishin ndikuar në vendimet e gabuara të arbitrit kryesor të ndeshjes         

No comments:

Post a Comment